Në Rekjavik të Islandës, mirëmbajtësit e një palestre, kanë vërejtur se shfrytëzuesit e banjës, po kryejnë veprime të papranueshme me tharëset e flokëve.
Për këtë arsye janë vendosur shenja, për të paralajmëruar njerëzit, që të mos e përdorin pajisjen për të tharë pjesët private të trupit.
Pas ankesave të shumta të shfrytëzuesve të palestrës dhe pishinës, janë vendosur afishet që e tregojnë një burrë, duke tharë pjesën te organi gjenital.
“Këto tharëse janë për flokë, e jo për zonën private, apo për të terur brekët” shkruan në paralajmërim.
“Meshkujt që duan t’i përdorin ato, në qimet e gjoksit, këmbëve apo diku tjetër, le t’i marrin me vete”. /Telegrafi/



