Ky telefon është i pathyeshëm (Video)

PUBLIKUAR

Edhe pse telefonat mobilë sot ofrojnë një shumëllojshmëri të specifikacioneve teknike, por rrallëherë janë rezistente ndaj goditjeve, pluhurit dhe ujit.

Por ky telefon mobil përveç se është praktikisht i pashkatërrueshëm, ofron karakteristika mjaft të mira që do t’i shërbejnë çdo klienti, transmeton Telegrafi.

Telefoni Vphone X3 është projektuar në atë mënyrë, që assesi nuk mund ta shkatërroni, që do të thotë se me atë mund të thyeni arra, të shponi ekranin, ta fusni në një çantë me pluhur dhe më pas ta pastroni në ujë, dhe sërish të punoni me të sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ky edhe është faktori kyç i kësaj pajisje, që përveç që është i “pathyeshëm” ka karakteristika interesante si 2 GB Ram, 16 GM memorie të brendshme, ekran 5.5 inç me rezolucion prej 1280×720, bateri të fuqishme prej 4500 mAh, që do t’iu mundësoj përdoruesve të flasin për 15 orë. Sa i përket kamerave, frontalja është 5MP kurse e pasmja 13 MP.

Çmimi prej 175 dollarë do të arsyetoj plotësisht atë çfarë Vphone X3 ofron. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...