Zejnullahu: Nuk jam pjesë e partisë së Ilir Dedës

PUBLIKUAR

Ilir Deda më nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo pasi që ai sot në një konferencë për media ka bërë publike dorëheqjen e tij nga ky subjekt.

Deda po ashtu ka paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik.

Menjëherë pas kësaj deklarate, në media u përmenden emra të njohur nga skena politike të cilët do të jenë pjesë e këtij subjekti të ri politikë.

Ndër emrat e përmendur ishte edhe ai i ish-rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahut.

Mirëpo, pjesëmarrjen e tij në këtë subjekt të ri politik e ka mohuar vetë Ramadan Zejnullahu.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket kësaj.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. Unë asnjëherë nuk kam aspiruar asnjë formë të angazhimit politikë”, ka thënë Zejnullahu për Telegrafin.

Ish- rektori i UP-së, më tej ka theksuar se ndihet mirë në jetën akademike dhe se aty do të vazhdojë punën e tij.

“Vazhdoj të jem tërësisht i përkushtuar në jetën akademike në UP dhe këtu ndihem mirë”, tha Zejnullahu./Telegrafi/

LEXO PO ASHTU: Ilir Deda ndahet nga lëvizja Vetëvendosje, krijon parti të re (Video)

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...