Nait Hasani: PDK-ja duhet të ketë vijë të kuqe për LDK-në

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Nait Hasani, ka thënë se pas zgjedhjeve të ardhshme, PDK-ja nuk duhet assesi të lidhë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovë, pasi sipas tij, LDK-ja mbron politikat e krahut të majtë.

Hasani e ka akuzuar edhe për disa çështje të tjera partinë e Isa Mustafës, përfshirë këtu edhe rrallimin e seancave në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, deputeti i PDK-së, ka vlerësuar se marrëveshja e Demarkacionit e shkelë sovranitetin  e shtetit të Kosovës, andaj si rrjedhojë e kësaj, ai ka thënë se nuk do të votojë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“Çdo gjë që bie ndesh me kushtetutën, nuk do ta votoj”, është shprehur ai për Gazetën Blic.

Tutje, deputeti i Kuvendit të Kosovës gjatë intervistës, ka deklaruar se është mirë që të ketë takime mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu sikur edhe midis partive të tjera, pasi siç është shprehur ai, një gjë e tillë ndihmon në tejkalimin e krizës.

Nait Hasani ka folur edhe për kandidaturën e Kadri Veselit për të parin e PDK-së, si dhe për ish-kryetarin e Kaçanikut nga radhët e po kësaj partie, Xhabir Zharkun, i cili ndonëse është i dënuar, ende po vazhdon të jetojë i lirë.

Veprimin e këtij të fundit, Hasani e ka cilësuar si “qyqarllëk”. Ndërsa, për të tilla raste sipas tij, duhet të angazhohet edhe Interpoli.

“Duhet aktivizuar  edhe Interpolin për  t’i arrestuar personat që kanë lëndë  në gjykata.  Pa drejtësi nuk ka  shtet”, ka shtuar ai gjatë bisedës për Gazetën Blic.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...