Mediat maqedonase spekulojnë: Një grup prej 40 kosovarëve të armatosur gjendet afër fshatit Tanushë

PUBLIKUAR

Revista maqedonase “Republika” në numrin e vet të fundit, shkruan se një nga shkaqet kryesore për amnistinë e Gjorgje Ivanov, ka qenë që të arrihet “pajtim” kombëtar me qëllim që Maqedonia të përballet më lehtë me kërcënimet për situatën e sigurisë, që sipas kësaj reviste kohën e fundit vijnë nga refugjatët në kufirin jugor dhe nga “një grup terrorist kosovar” në kufirin verior.

“Deri sa nga territori grek u realizuan së paku katër tentime mirë të koordinuara për hyrje të 1.000 refugjatëve në katër lokacione të ndryshme, kërcënimi kryesor sërish vjen nga Kosova, ku me muaj po përgatiten operacione terroriste në Maqedoni. Burime mirë të informuara, thonë për “Republika” se deri sa refugjatët në jug i harxhonin dhe dekoncentronin shërbimet e sigurisë, një grup prej 40 terroristëve ka tenuar të futet në territorin e Maqedonisë me një kamion plotë me armë. Shërbimet sekrete e kanë pranuar këtë informacion me ç’rast janë ndërmarrë masa të shtuara në teren, dh për këtë arsye mbi qiellin e kryeqytetit vazhdimisht fluturonin helikopterët, raporton Zhurnal.mk.

Shërbimet maqedonase të sigurisë tashmë i kanë informuar kolegët e tyre nga vendet aleate të BE-së dhe NATO-s se vendi po përballet me kërcënim direkt nga njerëz të afërt me liderët e Grupit të Kumanovës. Ky grup i udhëhequr nga vëllai i Sami Ukshinit (komandat Sokolit), kurse i afërt me Daut Haradinajn, ka planifikuar sulme mbi gjykatat, kidnapim të policëve që më vonë do të shkëmbeheshin me të arrestuarit në Kumanovë dhe për terrorizëm urban”, shkruan Republika.

Sipas informacioneve të kësaj reviste, njëri nga terminet kohore që grupi i ka shqyrtuar për sulme në Maqedoni, ka qenë 30 marsi, gjatë kohës së gjykimit të arrestuarve në Kumanovë.

“Sipas analizave të shërbimeve të sigurisë, ky sulm është penguar nga operativët maqedonas, mirëpo grupi që tani është i stacionuar në një fshat të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë në rajonin e Tanushës, ende paraqet rrezik. Grupi që ka arritur të fusë në Maqedoni armatim dhe municion, ka pasur për qëllim që ta shfrytëzojë përçarjen në skenën politike maqedonase, që ka reperkusione edhe në Ministrinë e punëve të brendshme dhe të shkaktojë akte terroriste me qëllim të destabilizimit afatgjatë të Maqedonisë”, ka shkruar Republika.

 

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...