Polici shpëton vozitësit nga rënia në një gropë gjigante (Video)

PUBLIKUAR

Kamerat e trafikut kanë marrë pamjet kur një gropë është shfaqur tek një rrugë në qytetin Hangzhou në Kinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një rrugë tepër të ngarkuar të këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, për fat të mirë të vozitësve, ka qenë një polic ai që e ka vërejtur se diçka nuk është në rregull me atë pjesë të rrugës, para se të hapej gropa.

Për këtë, ai fillimisht me anë të shenjave me duar kishte vendosur shenja me të cilat ndalohej ecja nëpër atë pjesë të rrugës.

Pas kësaj, ai bashkë me kolegët e tij kishin vendosur shenjat e nevojshme për të shmangur ecjen e veturave nëpër atë pjesë.

Kjo ka bërë që asnjë veturë të mos dëmtohet dhe asnjë pasagjer të mos pësojë ndonjë lëndim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...