Serbët e Kosovës, votë për Vuçiqin

PUBLIKUAR

Njerëz të SNS-së, deputetë serbë të Kosovës, si dhe ministra në Qeverinë e Kosovës janë angazhuar gjatë gjithë ditës për t’i organizuar votuesit serbë që ta hedhin votën e tyre për listën “Serbia fiton – Aleksandër Vuçiq”. Madje, ministri i Qeverisë së Kosovës, Lubomir Mariq, është angazhuar vetë për transportin e romëve të Mitrovicës për të votuar për Vuçiqin. Opozita këto zgjedhje i quan shkelje të sovranitetit të vendit

Serbët e Kosovës, që kanë dalë në zgjedhjet e organizuara për Parlamentin e Serbisë edhe në Kosovë, të dielën, me ndonjë ndryshim të vogël, kanë votuar masovisht për listën “Serbia fiton – Aleksandër Vuçiq”. Kjo mbase u është bërë e qartë edhe përfaqësuesve të subjekteve tjera politike, të cilat nuk i janë bashkuar listës së Vuçiqit, për faktin se njerëz nga SNS-ja, ministra serbë, duke përfshirë edhe ata në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, Dalibor Jevtiq, si dhe zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, janë angazhuar maksimalisht për t’i organizuar votuesit serbë që ta hedhin votën e tyre për listën “Serbia fiton – Aleksandër Vuçiq”, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, është përkujdesur vetë që t’i transportojë romët e jugut të Mitrovicës deri tek vendet e votimit në shkollën e mesme teknike “Mihajlo Petroviq – Allas” në veri të Mitrovicës.

Vozitësi i tij, Nemanja Miletiq, me një kombi që pohohet të jetë i njëfarë Ristiqit, kanë bartur votuesit romë të jugut të Mitrovicës dhe të gjithë ata janë udhëzuar apo edhe janë urdhëruar që të votojnë për listën e Vuçiqit. Një prej tyre, Gazmend Bajrami, i ka thënë “Zërit” se ka votuar për Vuçiqin sepse ashtu i ishte thënë, ndërkohë tregon se për këtë “shërbim” që ka bërë i ka marrë 30 euro.

– See more at: http://gazetafjala.com/serbet-e-kosoves-vote-per-vuciqin/#sthash.hEDXm858.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...