Drenica, më së shumti luftëtarë në ISIS

PUBLIKUAR

Skenderaj është rajoni me më së shumti qytetarë të përfshirë në luftën e ISIS-it në Irak dhe Siri. Prej fillimit janë vrarë pesë qytetarë nga kjo komunë, disa janë kthyer, ndërsa edhe dhjetë qytetarë të tjerë vazhdojnë të luftojnë përkrah grupeve terroriste atje.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Policisë së Kosovës në debatin e organizuar në Skenderaj në temën: “Roli i institucioneve lokale në parandalimin e ekstremizmi fetar”.

Sipas shifrave del se komuna e Skenderajt është rajoni me më së shumti qytetarë të përfshirë në luftën e ISIS-it në Irak dhe Siri

Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, tha se që nga viti 2012 e deri më tani pesë qytetarë të komunës së Skenderajt janë vrarë në Siri e Irak.

“Sipas të dhënave që kemi janë edhe 10 qytetarë të Skenderajt, të cilët ende ndodhen në ato zona. Në mesin e atyre që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak ka edhe të atillë që janë kthyer ose që janë penduar”, tha Durmishi. I pyetur se për ç‘arsye të kthyerit nga luftërat e huaja nuk janë sanksionuar sipas ligjit, toger Durmishi sqaroi se ndaj tyre janë zhvilluar procedurat policore.

“Policia është në kontakt me ta dhe i përcjell në vazhdimësi, ndërsa i shfrytëzon si informatorë. Të gjithë ata janë persona që janë penduar”, ka thënë toger Durmishi, i cili shtoi se “për shkak të ndjeshmërisë nuk mund ta japë as numrin e të kthyerve e as identitetin e tyre”.

Ndërkaq, mulla Nexhmi Maksuti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, u shpreh kategorik se nuk ka ekstremizëm fetar, sepse, sipas tij, “ekstremizmi fetar nënkupton përpjekjen për ta praktikuar në maksimum fenë”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...