Obama sot përmbyll vizitën në Gjermani

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Barack Obama, do ta përmbyllë sot vizitën dy-ditore në Gjermani, duke marrë pjesë në panairin industrial në Hanover, i shoqëruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, para mbajtjes së bisedimeve me liderët evropianë, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe biznesin global.

Vizita e Obamës në Gjermani është ndalesa e fundit në udhëtimin e tij në tri shtete, përfshirë ndalesat në Britani të Madhe dhe në Arabinë Saudite.

Pas një fjalimi para liderëve të biznesit, Obama do t’i bashkohet Merkel për bisedime gjatë ditës me presidentin francez, Francois Hollande, me kryeministrin italian, Matteo Renzi, si dhe kryeministrin britanik, David Cameron.

Bisedimet, të cilat janë cilësuar si një mini-samit, pritet t’i mbulojnë temat e luftës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Iraq, krizën me refugjatë në Evropë, referendumin e Britanisë për anëtarësinë në BE, si dhe hapat e nevojshëm për ta përmbajtur agresivitetin rus, transmeton Rel.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...