Kuçi: Riformatimi i Qeverisë t’i prek të dyja partitë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se procesi i riformatimit të Qeverisë duhet të ndodh në të dyja këndet politike: edhe në PDK, edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo pasi, sipas tij, “përgjegjësia dhe kreditë për qeverisjen në vend janë të përbashkëta”.

Kuçi ka thënë se njëra palë nuk mund ta marrë përgjegjësinë për palën tjetër dhe të fitohet përshtypja se njëra palë është më e mirë kurse tjetra më e dobët, shkruan “Epoka e re”.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se çështja e riformatimit të Qeverisë ende nuk është diskutuar në organet e partisë, por ka bërë me dije se fakti që është liruar pozicioni i zëvendëskryeministrit të parë mund të ketë edhe lëvizje të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...