Gazetarja holandeze arrestohet një javë pasi kritikoi Erdoganin

PUBLIKUAR

Zyrtarët holandezë thanë se një gazetare holandeze është arrestuar nga Policia turke, një javë pasi që ajo kritikoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Holandës, tha të dielën se janë në kontakt me Ebru Umar, gazetaren holandeze me prejardhje turke e cila u arrestua gjatë natës në Kusadasi, një qytet turistik në Turqinë perëndimore.

Umar shkroi në rrjetin social Twitter se ishte dërguar para gjykatësit më 24 prill dhe më pas është liruar me urdhrin “që të mos largohet nga vendi”.

Umar, 45-vjeçare, kishte shkruar një artikull kritik ndaj Erdoganit në të përditshmen holandeze, Metro, pjesë të së cilës i ka publikuar edhe në Twitter. Metro tha se ajo ishte arrestuar dhe marrë në pyetje lidhur me shkrimet në Twitter.

Rasti pasoi zemërimin që nxiti në Gjermani vendimi i autoriteteve për të ndjekur një parodist mjaft të popullarizuar për shkak të një parodie satirike mbi Erdoganin, të cilin kritikët e akuzojnë për përdorimin e gjykatave për të shtypur kundërshtarët.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha të dielën se ka biseduar me gazetaren Umar pas arrestimit të saj. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...