AAK: Qeveria po e shkelë sovranitetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendin tonë dhe në të njëjtën kohë ka kritikuar qeverinë e Kosovës për lejim të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

AAK thotë se votimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë janë të papranueshme.

“Qëndrimi i intitucioneve të Republikës së Kosovës, për të lejuar që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër, është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe të kushtetutës së vendit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Kjo është një goditje edhe për përpjekjet për integrimin e pakicës sërbe në institucionet e Kosovës. Koncesionet që Qeveria e Kosovës po i bën Qeverisë së Serbisë, siç janë edhe votimet në Kosovë, për zgjedhjet e Serbisë, janë edhe kundër vetë interesit të popullatës serbe”.

“Ne me Serbinë jemi dy shtete të pavarura dhe çdo përpjekje për të ndërhyrë në sistemet e mbrendshëm të njëra-tjetrës, dëmtojnë edhe stabilitetin rajonal”.

“Qeveria e Prishtinës që e ka humbur legjitimitetin e saj dhe nuk mund të punojë më, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK-së./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...