Enver Hasani i ka disa fjalë për demarkacionin me Malin e Zi

PUBLIKUAR

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka dhënë një koment të tij për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se ky proces nuk është punë gjeografie dhe gjeodezie, por rregullohet me ligje ndërkombëtare.

Lexojeni të plotë postimin e Hasanit:

“Caktimi i kufijve të Kosovës është kryesisht çështje e ligjit ndërkombëtar.

Caktimi i kufijve të Kosovës nuk është punë gjeografie dhe gjeodezie, por një problem kryekput i ligjit ndërkombetar. Kjo është kështu sipas praktikës ndërkombetare të trasuar që nge dekolonizimi i Amerikes Latine, fitimi i pavarësise së vendeve të Afrikes dhe shpërberja e federatave komuniste pas mbarimit të Luftës së Ftohet. Marreveshja për Delimitim, jo gjendja kadastrale dubioze, duhet të jetë pika nisëse me rastin e caktimit të kufirit kosovar në çdo sektor të tij. Kjo me Malin e Zi është vetëm maja e Ajsbergut e asaj që pritet të ndodhë me sektorin qinda kilometersh të kufirit Kosove-Serbi…..!

Më gjerësishtë rreth kësaj teme do të flasim me 25 prill 2016 në një seminar për kufijt e Kosovës që organizohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës” (sic), ka shkruar Hasani.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...