Zgjedhjet e përgjithshme serbe po mbahen edhe në Kosovë, përkundër se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se thjeshtë do të ketë qendra të grumbullimit të votave.
Gjithsej janë 90 vendvotime të hapura në territorin e Kosovës dhe tashmë po vërehet një interesim i madh i serbëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, sidomos në Veri të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
Interesimi i qytetarëve serbë për të qenë pjesëmarrës në këto zgjedhje është parë të jetë i madh në radhët e serbëve.
Qendrat e votimit në Veri të Mitrovicës kanë qenë të frekuentuara me njerëz qysh nga ora shtatë kur edhe janë hapur zyrtarisht, por interesimi ka shënuar rritje rreth orës 10:00.
Këto zgjedhje janë të 11-tat me radhë prejse në territorin e Serbisë funksionon sistemi shumëpartiak dhe të pestat nga lufta e fundit, saktësisht nga viti 2000, njofton Klan Kosova.



