Ministritë në Maqedoni shpërfillim gjuhën shqipe

PUBLIKUAR

Shumica e ministrive në Maqedoni vazhdojnë të mos e përfillin gjuhën shqipe nëpër faqet e tyre të internetit, çka ua mohojnë të drejtët e informimit në gjuhën amtare shqiptarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhepse kjo çështje është ngritur disa herë, sërish nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Të pyetur nga Alsat-M, qytetarët thonë se duhet të ketë barabartësi gjuhësore dhe se askujt nuk i pengon që një faqe interneti e ministrive të jetë edhe në gjuhën shqipe. Ata thonë se shteti është shumë-etnik, prandaj edhe duhet që informimet të bëhen edhe në gjuhën e etnive tjera.

As ministritë, e as qeveria nuk janë përgjigjur në lidhje me këtë çështje, ndërkaq vetëm Ministria e punës dhe politikës sociale është përgjigjur se së shpejti do të fillojnë procedurat e përditësimit të faqes së tyre zyrtare edhe në gjuhën shqipe dhe angleze./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...