Haziri: Ka ardhur koha të ndriçohet vrasja e Ismet Rracit

PUBLIKUAR

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në përvjetorin e 15-të të vrasjes së kryetarit të parë të Komunës së Klinës, Ismet Rraci, ka thënë se ai u vra tinëzisht.

Sipas tij, ka ardhë koha e fundit që drejtësia të thotë fjalën e vet.

“Ismet Rracin e vranë në mënyrë tinëzare sepse po iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën dinjitoze”, shkruan Haziri në Facebook.

Ai thotë se kolegu dhe miku i tij, Rraci do të mbahet në mend për guximin intelektual e qytetar në shërbim të atdheut.

“Koha e fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme veprës së tij!”, ka shkruar në fund.

Rraci u vra në vitin 2001, dy vite pas luftës çlirimtare të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...