Thaçi: Europa e pakompletuar pa Kosovën brenda saj

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook,  ka folur për liberalizimin e vizave dhe të mirave që do të vijnë me finalizimin e këtij procesi.

“Liberalizimi i vizave, gjë për të cilën jemi angazhuar aq shumë dhe aq gjatë, do të hapë perspektivë dhe mundësi të reja bashkëpunimi dhe afrimi mes nesh. Gjithashtu, do të na mundësojë të përfitojmë më shumë nga MSA-ja dhe instrumente të tjera të cilat ofron ky rrugëtim”, ka shkruar Thaçi.

Siç shkruan Thaçi, inkuadrimi i Kosovës në Bashkimin Europian do t’i ndihmojë vet stabilitetit brenda Europës dhe se kompletimi i strukturës politike europiane nuk mund të bëhet pa Kosovën brenda.

Postimi i plotë i Thaçit:  

“Afrimi dhe lidhja mes qytetarëve dhe bizneseve është interes i përbashkët strategjik i Kosovës dhe Bashkimit Europian, si aktor global dhe forcë transformuese.

Ndërtimi i urave dhe forcimi i komunikimit mes komuniteteve tona të ndryshme, sipas parimit “të bashkuar në diversitet”, kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, në forcimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Europën.

Kontinenti ynë nuk do të jetë i kompletuar dhe i bashkuar pa Kosovën si pjesë të saj.

Liberalizimi i vizave, gjë për të cilën jemi angazhuar aq shumë dhe aq gjatë, do të hapë perspektivë dhe mundësi të reja bashkëpunimi dhe afrimi mes nesh. Gjithashtu, do të na mundësojë të përfitojmë më shumë nga MSA-ja dhe instrumente të tjera të cilat ofron ky rrugëtim.

Shpreh bindjen se puna dhe përkushtimi ynë serioz në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave do të vlerësohet në mënyrë afirmative dhe do të pikë-takohet me vullnetin e shteteve anëtare të BE-së, duke përmbyllur kështu këtë proces në mënyrë meritore dhe duke rilindur ndjenjën e përkatësisë për qytetarët e Kosovës, si europianët e rinj.

Merita për këtë sukses të përbashkët kanë të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...