Limaj: Ndryshimi vjen me angazhimin e vajzave dhe grave

PUBLIKUAR

Nisma e Gruas për Kosovën, sot ka mbajtur Kuvendin e Parë Zgjedhor, ku ka marrë pjesë lidershipi i Nismës për Kosovën.

Para anëtareve të Nismës së Gruas, ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi. Ai ka falënderuar gjithë gratë që kanë dhënë kontribut për Nismën. Po ashtu, Krasniqi tha se Nisma për Kosovën dëshiron që gratë e Nismës, të marrin në duar ndryshim e vendit.

Kreu i kësaj partie Fatmir Limaj, gjatë fjalës së tij ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, por ndryshimi nuk vjen pa angazhimin e vajzave dhe grave të vendit, ndaj i ka inkurajuar ato që të angazhohen sa më shumë në zhvillimet politike të vendit.

Kryetari Limaj ka theksuar se Kosova qeveriset nga një regjim që e ka shkelur Kushtetutën në 21 nene dhe që ka premtuar 200 mijë vende pune, por nuk ka realizuar asgjë nga premtimet e saj.
“Vajzat dhe gratë e Nismës, nuk kanë pranuar të shantazhohen, s’kanë pranuar të mashtrohen. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë kolege tuaja pushtetarët i mashtrojnë”, ka thënë kryetari Limaj.

Kryetarja e Nismës së Gruas për Kosovën, Valdete Bajrami, në fjalimin e saj ka falënderuar të gjitha gratë e Nismës, për angazhimin e madh që kanë dhënë deri më sot në të mirë të politikave të subjektit Nisma.

Ajo ka bërë thirrje që të NISMA të bashkohen sa më shumë gra e vajza të reja nga i gjithë vendi, sepse NISMA ka nevojë për kontributin e gjithësecilës.

Kuvendi i Parë i Nisma e Gruas për Kosovën, është duke vazhduar me zgjedhjen e delegateve të Këshillit dhe të Kryesisë së Gruas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...