Pacolli i shokuar me vrasjen e ushtarit të UÇK-së, thotë se ai erdhi për t’u çmallur me familjen e tij

PUBLIKUAR

Vrasja e ish-ushtarit të UÇK’së, e ka prekur edhe kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin. Ai në një postim në Facebook ka reaguar për këtë rast, duke thënë se është shokuar.

Ky është reagimi i plotë i Pacollit:

I prekur thellë dhe i shokuar nga vrasja makabër e një ish-pjesëtari të UÇK-së. I ndjeri kishte ardhur nga Zvicra për t’u çmallur me familjen dhe atdheun. Si mundet dikush të presë me plumb në kokë dikënd që ka luftuar për lirinë e vendit?

Nuk di çka po ndodh me njerëzit tanë në Kosovë, ku humanizmi, morali e përgjegjësia njerëzore lënë për të deshiruar.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Curri! Zoti ua lehtoftë dhimbjen!

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...