Për dikë është e vështirë ta ngre nga toka, por ky njeri nga Shtete e Bashkuara, e sjell nëpër trup rrotën e traktorit.
Në vend se të luajë ‘hula hop’ me rrethin e lehtë nga plastika, burri i anonim e sjell gomën që peshon afro 60-kilogram, transmeton Telegrafi.
“Do të doja t’ia dedikoja këtë trik kafazit të brinjëve, organeve të brendshme dhe nënës sime”, është komenti bizar që bëri ky njeri para se të nis rrotullimin.
Në videon e postuar më poshtë, ai dëgjohet duke marrë frymë me vështirësi, teksa dy fëmijë brohorasin dhe i japin kurajo.
“Kjo gomë është shumë e rëndë sesa njerëzit mendojnë. Ky njeri paska fuqi”, është një nga komentet lidhur me lojën. /Telegrafi/


