PDK-Lipjan: Në qytetin e Lipjanit ,asnjë lule dhe fidane e mbjellur për ditën botërore të planetit Tokë

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka hedhur kritika ndaj pushtetit, për nderë të ditës botërore që njihet si 22 prilli.

PDK-Lipjan  përmes një njoftimi ka thënë se në qytetin e Lipjanit ,asnjë lule dhe fidane e mbjellur për ditën botërore të planetit Tokë, ndërsa më tej thuhet se Qytetarët lipjanas dhe të zonave rurale nuk e meritojnë një sjellje kaq injoruese e mospërfillëse të pushtetarëve aktual qeverisës sa i përket ruajtjes dhe mirëmbajtjes së një ambienti mjedisor e të shëndetshëm .

Njoftimi i plotë nga PDK-Lipjan:

Në qytetin e Lipjanit ,asnjë lule dhe fidane e mbjellur për ditën botërore të planetit Tokë.

Dita Ndërkombëtare e Tokës 22 prill, njihet në gjithë botën si ditë që shërben për të vetëdijesuar të gjithë njerëzit për ruajtjen dhe kultivimin e ambientit ku jetojmë qoftë në qytete apo fshatra. .Pastaj njihet si ditë për ,mirëmbajtjen e pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektojmë në sensibilizimin për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj. Mirëpo edhe pse për disa vite rresht kjo dite është festuar dhe kremtuar në forma te ndryshme edhe në komunën e Lipjanit ,për fat të keq këtë vit pushteti aktual qeverisës nuk ka bërë as edhe më të voglin angazhim për mbjelljen e luleve fidanëve, pastrimin te ambientit apo, ndonjë veprim tjetër. Drejtoria e Shërbimeve Publike ,Drejtoria e Shëndetësisë si dhe ajo e Arsimit ,me institucionet tjera arsimore nuk janë vërejtura askund dhe nuk,kanë bërë as më të voglën përpjekje për aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë ekspozita, orë edukative me nxënës, lidhur me problemet mjedisore etj. Qytetarët lipjanas dhe të zonave rurale nuk e meritojnë një sjellje kaq injoruese e mospërfillëse të pushtetarëve aktual qeverisës sa i përket ruajtjes dhe mirëmbajtjes së një ambienti mjedisor e të shëndetshëm. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...