Kush po i prinë opozitës pas koalicionit AAK-NISMA?

PUBLIKUAR

Partitë opozitare janë në “luftë” për të ditur se kush është subjekti i parë opozitar pas koalicionit që lidhën të hënën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën për Kosovën.

Ismet Kryeziu drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, ka thënë se bazuar në votat që AAK-ja dhe NISMA kanë marrë në zgjedhjet e fundit, ky koalicion tashmë mbanë primatin e tretë ndërsa Vetëvendosje, të katërtin.

“Përllogaritja e thjeshtë e votave të dy subjekteve, AAK 69.793 ose 9,54%, NISMA 37.680 ose5,15%, në total bëjnë 107.473 vota ose në përqindje 14.69 %, e që e lënë VV subjektin e katërt me99.398 vota ose me 13,59%”.

Por bazuar në ulëset e deputetëve të këtyre tri grupeve parlamentare që janë të listuara në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje vazhdon të jetë partia e tretë në vend, raporton Klan Kosova.

Kuvendi

Vetëvendosje aktualisht ka 17 deputetë, AAK 8 deputetë ndërsa NISMA 6 deputetë.

vetevendosje

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, 17 deputetë

AAK_deputetet

Grupi parlamentr i AAK-së, 8 deputetë

nisma

Grupi parlamentar i NISMA-s, 6 deputetë

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...