FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës

PUBLIKUAR

Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) dhe FSK-ja organizuan aktivitete të ndryshme në pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e fidanëve-drurëve dekorativ dhe luleve, në hapësirat e Ministrisë dhe kazermave të FSK-së si dhe në disa ambiente publike.

Aktiviteti kryesor u mbajt në ambientet e Ministrisë dhe Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në shënimin e Ditës së Tokës morën pjesë: zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, gjeneralët Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli,  oficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe safi civil i Ministrisë.

Zëvendësministri Fadil Gashi tha se ky aksion për pastrimin e ambientit të mos jetë vetëm një ditë, por çdo ditë t’i kushtohet kujdes mjedisit dhe ambientit ku jetojmë.

Ky aksion për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës u shënua në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksionit për pastrimin dhe mbjelljen e fidanëve në Ministri dhe FSK iu bashkuan edhe pjesëtarët e NAT-it, NLAT-it (Ekipi Këshillues dhe Ekipi Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në).

Po ashtu në kuadër të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, FSK-ja sot, për Ditën e Tokës ka qenë e angazhuar me mjetet teknike dhe personel në Lagjen “Emshiri’’ dhe në Hajvalli- hapësirat e Pallatit të Drejtësisë, në Prishtinë.  /Telegrafi/

12345

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...