Organizata joqeveritare (YAHR) ka publikuar disa foto nga lista e raporteve mujore të drejtorive komunale të Lipjanit ku në bazë të kësaj liste del se në Janar 2016 i ka pasur 12 drejtori, në shkurt ka 11 drejtori, ndërsa në muajin mars 2016 i ka 10 drejtori. Në bazë të raportimeve mujore të Drejtorive Komunale të Lipjanit të publikuara në faqen zyrtare: http://kk.rks-gov.net/lipjan. Numri i drejtorive po zvogëlohet, transmeton LipjaniNews.
“Në muajin Janar 2016 i kemi pasur 12 drejtori, në shkurt i kemi 11 drejtori, ndërsa në muajin mars 2016 i kemi 10 drejtori. E në bazë të statutit komunal të komunës së Lipjanit duhet me qenë 13 drejtori Komunale”, thuhet në njoftim nga YAHR.





