Bashkatdhetari ndihmon shkollën në Petrovë të Shtimes

PUBLIKUAR

Enver Pajaziti, bashkatdhetari i cili tani jeton dhe vepron në Gjermani, së fundmi ka ndihmuar shkollën “Bajram Curri” në Petrovë të Shtimes, përkatësisht ka bërë ndërrimin e dyerve, të vjetrat me të reja të kësaj shkolle.

Siç kanë bërë të ditur banorët e këtij fshati, falë këtij bashkatdhetari, njëherësh edhe ish-luftëtarë i UÇK-së, janë ndërruar rreth 20 dyer të kësaj shkolle.

Po sipas banorëve, ky nuk është kontributi i këtij bashkatdhetari për banorët e kësaj ane.

Thuhet se ai vazhdimisht u ka ndihmuar familjeve të dëshmorëve, veteranëve të luftës si dhe ka ofruar bursa për studentë nga fondi i tij privat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...