Zbulohet tuneli më i madh i drogës – i pajisur edhe me hekurudhë dhe ashensor (Video)

PUBLIKUAR

Agjentët kufitarë të Meksikës kanë zbuluar tunelin më të gjatë ndërkufitar, që në histori do të njihet si tuneli më i gjatë, nëpër të cilin ka kaluar sasia më e madhe e drogës ndonjëherë.

Në kohën kur është zbuluar tuneli, agjentët meksikanë kanë gjetur shtatë ton marihuanë dhe një ton kokainë.

Lidhur me këtë rast, policia meksikane ka arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar me drogë përmes këtij tuneli.

Ky tunel u zbuluar në brendësi të një fabrike paletash jashtë qytetit të San Diegos, në një zonë industriale.

Përveç këtij tuneli në Meksikë, një i tillë ishte gjetur edhe në Kaliforni, kur një zyrtar pothuajse ra në të.

Ky tunel shtrihet nga qyteti Tijuana në Meksikë dhe në anën e SHBA-së ka një dalje të gjerë, e cila ishte mbuluar nga një deponi me paleta të drurit.

Sipas agjentëve, tuneli ishte i pajisur me sistem hekurudhor, ventilim, drita dhe një ashensor të madh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...