Qyteti polak refuzon prishjen e monumentit të epokës komuniste!

PUBLIKUAR

Qyteti i Rzeszow, në afërsi të kufirit të Polonisë me Ukrainën, ka injoruar thirrjet për të hequr një monument të epokës sovjetike i cili shfaqte festimin e çlirimit të qytetit nga nazistët.

Muajin e kaluar, instituti historike i trashëgimive në Poloni kërkoi heqjen e menjëhershme të 500 përmendoreve të tilla në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi.

Monumenti u ndërtua në vitin 1950, dhe shpreh “mirënjohje” për Ushtrinë e Kuqe për veprimet e saj.

“Ju nuk duhet të shkatërroni monumentet pasi kjo nuk do të ndryshojë historinë”, ka thënë Maciej Chlodnicki, zëdhënësi i administratës së qytetit.

“Kush e çliroi Rzeszów? Ushtria e Kuqe, dhe ju nuk mund ta kundërshtoni këtë fakt. Ajo që ndodhi më pas është një çështje tjetër, por ju nuk mund të ndryshoni faktet. Miliona njerëz u zhdukën në atë luftë”.

Nisma për heqjen erdhi nga Wlodzimierz Nowak, një aktivist për Qendrën për persekutimet nga pushteti fashist dhe kriminelët komunistë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...