Shikoni se si aeroplanët britanikë shkatërrojnë një makinë bombë të ISIS-it (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Forcat ushtarake britanike kanë shkatërruar me sukses një makinë bombë të ISIS-it, para se të shpërthente në ndonjë sulm të planifikuar terrorist.

Aeroplanët luftarak të tipit Tornado GR4, kishin për detyrë të ndjekin një kamion që po udhëtonte me shpejtësi të madhe, dhe që po transportonte eksploziv të përgatitur, që për destinacion kishte qytetin Mosul të Irakut, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht faktit se kamioni po lëvizte me shpejtësi të madhe, ai u shkatërrua plotësisht me vetëm një raketë, pasi ishte futur në shënjestër nga aeroplanët britanikë.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e misionit të suksesshëm në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...