Analistja serbe: Unë e pranoj shtetin e Kosovës (Video)

PUBLIKUAR

Sot është shënuar tre vjetori që kur kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.

Për të dy palët , marrëveshja ishte historike dhe u nënshkrua pas disa muajsh bisedime mes kryeministrit të Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçit, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, njofton Klan Kosova.

Këto ishin imazhet e 19 prillit të 2013, kur Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, e Cathrine Ashton, vunë firmat mbi atë që njihet si marrëveshja e parë për normalizimin raportesh mes Kosovës dhe Serbisë pas luftës

Tre vjet më vonë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovë, thotë se pa ujdinë e atëhershme, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

Ndërsa një pjesmarrëse nga Beogradi, tha se dialogu i ndërmjetësuar nga europianët, nuk solli normalizim.

Ajo tha se sikur të pyetej ajo nuk do të kishte luftë as krime.

“Menjëherë do ta parnoja pavarësinë e Kosovës”, tha ajo

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...