Kryetari Ahmeti, siguron të rinjët lipjanas se do ti mbështes të gjitha aktivitetet rinore

PUBLIKUAR

Në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, gjatë ditës së sotme Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Lipjan, ka zhvilluar punimet e Kuvendit zgjedhor.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i ka ururar të pranishmit për punimet e Kuvendit, njëkohësisht ai kërkoi nga të rinjët që të jenë sa më aktiv në jetën institucionale dhe politike, sespe pikërisht aty ku është rinia aktive në atë shoqëri ndodhin zhvillime edhe më pozitive si në institucionet lokale dhe atë qendrore.
“ Qytetaria më aktive, rinia aktive domosdoshmërisht determinon angazhimin tonë më aktiv, ku ka qytetari pasive neve na krijon një komoditet për të qenë më pasiv në përmbushjen e objektivave për rininë lipjanase” ka thënë Kryetari Ahmeti.
Kreu i Lipjanit po ashtu, ka siguruar të rinjët se do ti mbështes projektet tyre dhe aktivitetet rinore në mënyrë që sadopak rinia lipjanase të gjej mundësi të impaktit dhe të jep kontribut në vendimarrje në proceset që po kalon vendi ynë, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Ndërsa, ky Kuvend ka zgjedhur , Flakadon Osmanin, Kryetar të Këshillit Rinor Lokal- Lipjan, si dhe është emëruar kryesia dhe janë zgjedhur anëtarët e bordit të KVRL-së.

SHIKO MË SHUMË

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...