PDK dega në Lipjan nderon të rënët e prillit të vitit 1999

PUBLIKUAR

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan bëri homazhe për të respektuar dhe nderuar ditën e 15 prillit të vitit 1999 ku forcat ushtarake ,policore e paramilitare serbe vranë dhe masakruan mëse 155 qytetarë të pafajshëm dhe të pambrojtur në fshatrat e komunës së Lipjanit .Me ç’rast homazhe u bënë tek memoriali përkujtimor i dëshmorëve dhe martirëve ne fshatin Sllovi ,Akllap etj.

Ndërsa ,në fshatin Turboc homazhe u bën tek varri i dëshmores Zylfie Gashi, po ashtu kryetari Buja i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Gjeneral Agim Çeku dhe bashkëpunëtorë të tjerë zbuluan pllakën përkujtimore të luftëtarit të lirisë Agron Gashi. Po në fshatin Turboc sot në shtëpinë e familjes së Mustafë Gashi ku ishte bazë mbështetëse gjatë luftës së UÇK-së për zonën e Karadakut u zbulua pllaka përkujtimore, njoftoi PDK dega Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...