Trafiku i rënduar duket se nuk është problem tashmë në një qytet në Indi. Në vitin 2001Gurgaon kishte 173 mijë banorë, ndërsa sot ka rreth 1 milion.
Rritja e shpejtë e popullsisë në këtë zonë e ka bërë shumë të vështirë qarkullimin, sa që qeveria ka kërkuar një zgjidhje të menjëhershme.
Zyrtarët e qeverisë federale kanë hedhur idenë e një linje transporti mjetesh pa shoferë, të cilat nuk ecin në rrugë.
Një sistem i ngjashëm me teleferikët pritet të ndërtohet sapo qeveria të hapë ofertat për projektin. Nëse gjithçka shkon sipas planit, linja do të ndërtohet brenda një viti.
Ajo përfshin 16 stacione të ndërtuara në një distancë ajrore prej 8 miljesh mes Nju-Delhit dhe qytetit Gurgaon, raporton “Times of India”. /albeu.com/






