Familjes së Halil Rrustemit nga Magurja ju dorëzuan zyrtarisht çelsat e shtëpisë së re

PUBLIKUAR

Familja e Halil Rrustemit nga Magurja, e cila ka jetuar në kushte të vështira, nga dita e sotme është bërë me shtëpi të re, e cila me ndihmën e Organizatës SAB, gratë shqiptare në Shtetin e Suedisë, në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, kanë ndërtuar shtëpi për këtë familje.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka falenderuar Organizatën SAB dhe në të njejtën kohë ka uruar familjen Rrustemi, duke theksuar se kjo është një punë e mirë që po bëjmë ne si shoqëri, ku po mundohemi ti ndihmojmë të gjitha ato familje që kanë nevojë, ne po ashtu do të angazhohemi që në vazhdimsi së bashku me donator të ndryshëm të gjejmë mundësi të reja për ndihmën edhe të familjeve të tjera në zgjedhjen e çështjes së banimit për familjet e pstreh e që nuk janë të pakta në Komunën e Lipjanit, ka thënë ndër të tjera kreu i Lipjanit.
Në të njejtën kohë, familja Rrustemi nga Magurja, ka falenderuar donatorët dhe Komunën e Lipjanit në krye me Kryetarin Ahmeti, për ndërtimin e shtëpisë së re dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po bënë për familjet nevojtare.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...