Spitali që bartet me aeroplan dhe vihet në funksion për 16 orë (Video)

PUBLIKUAR

Ushtria britanike ka zbuluar një spital të ri terreni i cili mund të bartet me aeroplan kudo në botë dhe pastaj të vihet në funksion në vetëm 16 orë.

Spitali pararojë përshtatet në pjesën e prapme të dy avionëve transportues dhe ofron të njëjtin nivel të kujdesit si një qendër normale mjekësore, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat britanike, mjekët kanë praktikuar ngritjen e spitalit të ri si pjesë e një “loje të luftës logjistike” në shkretëtirën jordaneze.

Më shumë se 1400 trupa dhe qindra automjete kanë kaluar gjashtë javë në shkretëtirë, jashtë portit Aqaba.

Trupat gjithashtu kanë praktikuar edhe luftimet gjatë natës, largimin e bombave,…, transmeton Telegrafi.

Koloneli Paul Reynolds, komandant i spitalit fushor, ka thënë se ai është spitali më i mirë dhe më i shpejtë për tu vendosur, të tillë çfarë ushtria nuk kishte pasur ndonjëherë.

Sipas tij, në tendë përkatësisht brenda saj mund të trajtohen 8 ushtarë të plagosur rëndë.

Në një zonë lufte, spitali do të veprojë për të stabilizuar gjendjen e të plagosurve para se ata të evakuohen në Britani.

Spitali 50 metra katrorë që përmban miliona funte vlerë të pajisjeve mjekësore përmban një ambulancë, Rentgenin, pjesën e kujdesit intensiv, pjesën operative, frigorifer të magazinimit të gjakut, pajisje për analiza të gjakut dhe gjeneratorët për rrymë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...