Të gjithë vizitorët e hoteleve, do të gëzoheshin sikur të gjenin ndonjë dhuratë në dhomën e rezervuar.

Por një burrë nga Chongqing i Kinës, nuk ka qenë aspak i kënaqur kur ka gjetur nën jastëk dhjetë mijë youan (1,635 euro), transmeton Telegrafi.
Lu Gang po bëhej gati të lëshonte dhomën ku kishte fjetur së bashku me familje, kur zbuloi sasinë e parave.

Ai i ka thënë stafit të hotelit, se është i pakënaqur me nivelin e shërbimit, dhe se kjo nënkupton që nuk është pastruar dhoma si duhet.
“Sikur të ndërroheshin çarçafët, pastruesi do t’i shihte paratë dhe do t’i largonte”, ka thënë Gang, i nervozuar që ka fjetur në dyshek të papastër.
Ndryshe, paratë që besohet se i përkasin shfrytëzuesit të fundit të dhomës, janë konfiskuar nga Policia. /Telegrafi/


