Ky gur nuk do të largohet nga rruga, edhe pse ka shkaktuar shumë aksidente (Foto)

PUBLIKUAR

Një gur i madh i cili gjendet në një rrugë për dekada të tëra, do të qëndrojë edhe më tej aty, pavarësisht se shkaku i tij kanë ndodhur shumë aksidente.

Guri mendohet të ketë qenë në Soulbury, Buckinghamshire për 11.000 vjet e rruga është ndërtuar përreth tij, transmeton Telegrafi.

Fillimisht autoritetet kishin thënë se do ta largonin atë, por kjo ishte kundërshtuar fuqishëm nga banorët.

Si rezultat, autoritetet kanë thënë se nuk do ta lëvizin atë, por janë në kërkim të mënyrave, të cilat do ta bënin rrugën më të sigurt.

Legjenda lokale pretendon se shkëmbi, i njohur si Boot Soulbury, u shfaq në Chapel Hill, pasi fshatarët luftuan me djallin dhe ai ia preu këmbën e tij.

Disa të tjerë gjithashtu pohojnë se ai rrotullohet kodrës kur bie kambana e kishës në mesnatë. /Telegrafi/

g1

g2

g3

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...