Rriqrat, problematikë e zonës së Malishevës

PUBLIKUAR

Problemi i rriqrave është problem i përvitshëm në zonën e Malishevës, ndërkaq edhe këtë vit zyrtar të kësaj komune thonë se do t’i marrin masat e nevojshme për të parandaluar infektimin e qytetarëve nga rriqrat.  Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj,tha se tashmë janë në terren për të parandaluar infektimin e popullatës ndaj rriqrave.

“Jemi në aktivitet gjatë gjithë kohës në teren. Po bëjmë rregullimin e shtazëve nëpër stalla në të gjitha fshatrat tona. Vjet e parvjet kemi kaluar mirë, besoj që edhe sivjet. Do bëjmë spërkatjet e nevojshme. Do t’i shfrytëzojmë mundësitë tona deri në maksimum”, Begaj për Telegrafin.

Ndërkaq, ai shtoi se vitin e kaluar nga parandalimi i shpejtë, nuk kanë pasur asnjë rast të infektimit dhe të vdekjeve nga rriqrat.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj po ashtu tha se “Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë qenë aktive dhe i kanë dal në ndihmë komunës sonë. Besoj që edhe sivjet do të na dalin në ndihmë për të kaluar mirë si vitet paraprake”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...