Kriza s’e bllokon Specialen

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale pritet që më së voni deri në vjeshtë të këtij viti t’i ngrejë aktakuzat e para për krime të supozuara nga ish-udhëheqësit e UÇK-së. Tani Kosova i ka kryer të gjitha obligimet, por topi është në anën e BE-së për caktimin e një paneli për rekrutimin e gjyqtarëve të Gjykatës Speciale. Vlerësohet se kriza politike në vend nuk mund ta prolongojë funksionalizimin e Speciales

Kosova tashmë ka kryer të gjitha obligimet për themelimin e Gjykatës Speciale. Pas ratifikimit të marrëveshjes me Holandën për vendin ku do të vendoset Specialja, tashmë ka mbetur në dorën e Bashkimit Evropian shpejtësia e funksionalizimit të Gjykatës.

Kjo pasi BE-ja duhet ta formojë një panel, i cili do t’i rekrutojë të gjithë gjyqtarët.

Ekspertët juridikë në vend thonë se Specialja llogaritet e themeluar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Holandës dhe Kosovës.

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Vigan Qorrolli, thotë për “Zërin” se brenda këtij viti, saktësisht më së voni në vjeshtë, do të ngrihen aktakuzat e para. Ndërsa, situata aktuale politike, sipas Qorrollit, nuk mund ta ndalë funksionalizimin e Speciales. “Problemet e brendshme politike nuk mund ta pengojnë një detyrim ndërkombëtar, siç është Specialja. Kjo për shkak se të gjitha veprimet e Gjykatës do të bëhen jashtë territorit të Kosovës”, ka thënë Qorrolli. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...

Kurti me dy duart duke u mbrojtur nga vezët, Nol Nushi e tall: Pamje të tij si ushtar më 1999

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV’së, Albin Kurti, pasi...

Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një...