Shtime: Kapen të dyshuarit për vjedhje të rënda

PUBLIKUAR

Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin më 25.03.2016 njësitë policore kanë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se më datën e lartcekur nga një dyqan pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar kishin vjedhur pajisje të ndryshme elektronike. Gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar të dyshuarit janë gjetur dy lap-top të cilët dyshohet të jenë të vjedhur. Me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku në cilësi të provave janë konfiskuar dy telefona mobil dhe një maskë e zezë. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...