Njeriu që jeton në një shtëpi të ‘hobitëve’ (Foto)

PUBLIKUAR

Daniel Pike është njeriu që jeton në një shtëpi të ngjashme me ato të hobitëve, të cilën e krijoi duke përdorur baltë.

Daniel e krijoi shtëpinë e tij nga balta dhe pjesë të tjera në mes të pyllit ‘Merry’, rreth dy milje nga Watfordi, Londër, pasi ishte i pastrehë për më shumë se katër vjet.

28-vjeçari krijoi korniza dritaresh dhe vaskë prej druri, duke lënë edhe një vrimë të vogël brenda shtëpisë për zjarr, në mënyrë që ta ngrohte shtëpinë, transmeton Express.

Por, autoritetet në Londër tani po i kërkojnë atij që ta braktisë këtë zonë. Por, Pike ka thënë se nuk do ta lëshojë këtë shtëpi.

Ai tha: “Nuk po i bëj dëm askujt këtu. Jam lodhur nga jeta moderne. Erdha në këtë pyll, ngrita një tendë dhe vendosa të ndërtojë një shtëpi”.

Ish-punëtori në ‘Tesco Extra’ tha se u detyrua që ta ndërtonte këtë shtëpi këtu pasi vuajti nga nervat më 2012. Shtëpia që Pike ndërtoi, është bërë hit në rrjetet sociale, për shkak të ngjashmërisë me shtëpinë e hobitëve – racës imagjinare të ngjashme me njerëzit./gazetaexpress.com

hobit1

hobit2

hobit3

hobit4

hobit5

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...