Fitoi lotarinë milionëshe, por nuk largohet nga Njësia Speciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Një pjesëtar i SAS-it është zotuar se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit të tij edhe pse ishte bërë milioner pasi kishte fituar në lotari.

Pjesëtari i Forcave Speciale të Britanisë së Madhe, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, por që thuhet se është në të tridhjetat, ishte bërë “ushtari më i pasur i skuadrës”, pasi kishte fituar lotarinë prej 1 milion funtesh, transmeton Telegrafi.

Pjesëtari i SAS-it, i cili është i martuar, pas fitimit të lotarisë i kishte ftuar bashkëpunëtorët e tij për pije, para se t’i dërgonte paratë e tij në fondin pensional.

Fituesi i lotarisë kishte vendosur të mos bënte publike një gjë të tillë. Gjithashtu kjo gjë ishte bërë edhe për shkak të pozicionit të tij në SAS.

Një burim i afërt me të, në bazën në Hereford, ka thënë për mediat e huaja se “ai e don aq shumë punën e tij dhe dëshiron të mbetet aty”.

Ai, i cili ka luftuar kryengritësit talibanë në Afganistan, ishte një ushtar i rregullt përpara se të bashkohet me SAS, pesë vjet më parë.

Ai vlerësohet si fituesi më top-sekret i lotarisë në shekullin 21. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...