E shtrirë midis trungjeve të pemëve të lashta dhe në mes të disa fushave të gjelbra, ndodhet e ashtuquajtura Ghost House of Sussex – një ndërtesë gjigante me vlerë 40 milionë funte, e lënë e papërfunduar pasi i nisi punimet për herë të parë në vitet ‘80.
Baroni i pronave Nicholas Van Hoogstraten, i cili e nisi ndërtimin e Hamilton Palace, pranë Uckfield në East Sussex të Anglisë më 1985, nuk ka lënë më shenja që kur u largua nga Britania për t’i transferuar interesat e biznesit të tij në Zimbabve.
Biznesmeni i përfolur, i cili dikur u arrestua pasi u soll si i fortë duke hedhur një granatë në shtëpinë e një rivali, e nisi ndërtimin e shtëpisë – së bashku me mauzoleun e saj – në mënyrë që të vendoste atje koleksionin e tij të madh artistik.
Biznesmeni është mik i diktatorit famëkeq të Zimbabve, Robert Mugabe. /mapo.al/







