Mehdi Kozhani licencohet si Noter nga Ministria Drejtësisë

PUBLIKUAR

Ish-Polici Kosovës Mehdi Kozhani do të vazhdoj detyren e tij, si Noter, pas licencimit nga Ministria Drejtësisë.

Ai përmes një postimi ka thënë se ishte nderë për të që ishte anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, si Avokat i licencuar për një periudh tê shkurter kohore, ndërsa përvojen jetësore dhe frymzimin për punë e kishte si pjesë e Policisë së Kosovës për 23.5 vite.

“Dëshiroj të falenderoj të gjithë pa dallim që me përkrahen kur dhash dorëheqje nga Policia e Kosovës, dhe fillova detyren si Avokat. Puna ime ishte ne perkushtim të jashtëzakonshem në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive te njeriut pa dallim. Respekt për gjithë Avokatet e Republikes së Kosovës, ndresa respekt i veçante për ish kolegët e punës në Njësinë e Hetimeve të Krimeve të Rënda me të cilët kam punuar për një kohë të gjatë, ( që nga viti 2005-2023) në një mision shumë të rëndësishëm –Luftimin e dukurive te dëmshe per shoqërinë, duke hetuar vepra të ndryshme penale në gjithë teritorin e Republikës së Kosovës. Përvoja që kam kaluar një kohë te gjatë si hetues policor më kanë ndihuar që të pregaditem në aspektin profesional dhe do të jetë një udhërrëfyes shumë i mirë për mua në të ardhmën, ka shkruar Kozhani
“Tani po e filloj një rrugëtim të ri profesional ne ushtrimin e funksionit publik si Noter i licencuar nga Ministra e Drejtësisë” ka shkruar Kozhani

 

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...