Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Gazetën Express arrestimin e një instruktori në Pejë.
Sipas tij, i dyshuari u arrestua në flagrancë për marrje ryshfeti.
“Ështe ndaluar një person për marrje ryshfeti dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi për Express.
Instuktori dyshohet se pranoi 500 euro për t’i ndihmuar një personi për dhënien e provimit të patentë shoferit.


