KBI Lipjan organizon manifestim me rastin e duasë së haxhinjëve, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan

PUBLIKUAR

Hapjen e manifestimit e bëri teologia Enisa Bekteshi- Bahtiri, ndërsa me një ligjëratë tematike të pranishmëve iu drejtua Kryetari Zaim Baftiu, duke i uruar haxhinjët për udhëtimin e jetës.

Kryetari I Komunës z. Imri Ahmeti në fjalën përshëndetëse tha: “Uroj rrugë të mbarë e shëndet të gjithë atyre që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta, ndërsa haxhinjëve u uroj pranimin e Haxhit nga i Madhi Zot,”, njofton KBI.

Udhëheqësi i haxhinjëve nga Komuna e Lipjanit Fatmir ef. Sopa, I përshëndeti të pranishmit dhe shprehu gatishmërinë për kujdesin e tij për haxhinjët lipjanas.
Duanë e haxhinjëve e bëri Kryeimami Burim Arifi.
Kur’an e ilahi të zgjedhura ishin nga lexuesi I njohur Armend Beqiri.

Këtë viti nga Lipjani udhëtojnë 45 haxhi, 26 meshkuj e 19 femra.

KBI, Lipjan iu dëshiron udhëtim të mbarë, haxh e adhurime të pranuara!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...