Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të femrave KFF “Ulpiana 1992”, të cilat janë shpallur kampione të Ligës së Parë të futbollit të femrave në Kosovë për vitin 2023/2024.
Kryetari Ahmeti i ka përgëzuar përfaqësuesit e klubit KFF “Ulpiana 1992” për rezultatin e arritur dhe ka uruar suksese të mëtutjeshme.
“Ndihemi krenarë për sukseset e klubeve lipjanase, andaj ne gjithmonë do t’i mbështesim ekipet që arrijnë suksese dhe sjellin rezultate, siç ka arritur KFF “Ulpiana 1992” të shpallet kampion,” ka thënë Kryetari Ahmeti.
KFF “Ulpiana 1992” tashmë garën do ta vazhdojë në Sigal Superligën e femrave në futbollit.


