Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla në Lipjan.
Raporti plotë nga Policia:
VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË
Fsh. Jeta e Re, Lipjan 10.05.2024 – 07:46.
Ankuesja femër kosovare punëtore teknike në shkollë, ka raportuar se gjatë natës ishte thyer dera e shkollës, nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 09.05.2024 – 16:40.
Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës i shkollës, ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brenda në objekt shkollor dhe ende nuk dihet se a është vjedhur diçka.
Rasti është duke u hetuar.


