Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

PUBLIKUAR

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari z. Imri Ahmeti së bashku me nënkryetarin z. Diamant Bytyqin si dhe drejtoreshën e kulturës, rinisë dhe sportit znj. Anila Reçica Llugiqi vizituan Komunën e Bucas, me të cilën Komuna e Lipjanit është binjakëzuar.

Kryetari Ahmeti gjatë kësaj vizite është takuar me kryetarin e Komunës së Bucas z. Görkem Duman, i cili e ka mirëpritur vizitën e kryetarit Ahmeti dhe njëherish e ka njoftuar rreth qytetit të Bucas.

Më pas vizitën zyrtare e vazhdoi në shoqatën e shqiptarëve “Kosova Rumeli”, ku u takua me shumë shqiptarë të cilët punojnë çdo ditë dhe janë të përkushtuar për ruajtjen e gjuhës dhe traditës shqipe dhe së bashku me pjesëmarrësit e shoqatës vizituan parkun e emëruar “Pavarësia e Kosovës”.

Gjatë vizitës në qytetin e Izmirit, kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti ka vazhduar vizitën në Komunën e Turgutlusë, ku është pritur nga kryetari z. Çetin Akin, i cili e ka falënderuar kryetarin Ahmeti për vizitën dhe e njoftoi për zhvillimin e qytetit të Turgutlusë.

Vizitën zyrtare e kanë përmbyllur në Shoqatën Kulturore Shqiptare në Turgutlu, ku së bashku me përfaqësuesit e shoqatës vizituan parkun që mban emrin e komandantit legjendar “Adem Jashari”.

Gjatë këtyre takimeve të përzemërta, kryetari i Komunës së Lipjanit u dakordua për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes komunave tona në fushat e zhvillimit ekonomik por edhe në atë kulturor.

Kryetari Ahmeti i ka falënderuar për mikpritjen dhe respektin!

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...