Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

PUBLIKUAR

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule në Kompleksin Memorial të varrezave në fshatin Sllovi në nderim të 25-së vjetorit të 45 civilë të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe.

Kryetari z. Imri Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në fshatin Sllovi tha se nderimi e respekti për martirët dhe dëshmorët është njohje e themeleve të shtetit tonë dhe është vet fakt i ekzistencës së shtetit.

“Ne po i rikujtojmë sot, martirët dhe dëshmorët në Sllovi, e rikujtojmë gjithë atë agresion pushtues famëkeq- serb, po e rikujtojmë sot flakën e tmerrin e prillit të vitit 1999. Sot e përgjithmonë, varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Sllovi e kudo në Kosovë, janë thirrje për të dashur vendin tonë, janë thirrje për të punuar fort e me përkushtim, pastër e pa hile për të realizuar ëndrrën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, është shprehur kryetari Ahmeti.

Në këtë kohë të rëndësishme të kujtimit, ai gjithashtu bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim, për heqje dorë nga inatet dhe nga mos durimi i mendimit ndryshe, për tejkalim të interesave ditore individuale apo grupore, për t’i dhënë krah e fuqi vendit tonë dhe për të zhvilluar e integruar Kosovën në themelet e të cilit qëndron gjaku i martirëve dhe dëshmorëve të kombit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...