Në një kopsht zoologjik në Çikago të Shteteve të Bashkuara, një gjirafë është entuziazmuar kur ka dalë nga izolimi ku ishte mbajtur gjatë dimrit.
Potoka që i ka dy vjet, ka bërë një lloj “vallëzimi” nëpër kafazin që e ndanë me gjirafat tjera, kur ka dalë në barë dhe ambient të hapur, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar, ai shihet duke i hedhur këmbët dhe kërcyer në mënyrë të pazakontë, në xhirot që i bëri para të pranishmëve.


